Një nga anëtarët e grupit “The Wanted”, Tom Parker, ka zbuluar se është diagnostikuar me tumor në tru.

Këngëtari ka dhënë një intervistë për revistën OK!, ku është shprehur se do të qëndrojë pozitiv, pavarësisht se kanceri është në fazën e fundit, por se do e luftojë sëmundjen.

E dija që diçka nuk kishte në rregull, por kurrë nuk e prishja të ishte kjo”, është shprehur 32-vjeçari.

Kujtojmë se Parker pësoi një krizë në korrik dhe u vendos në një listë pritjeje për të bërë një skaner MRI. Gjashtë javë më vonë ai pati një krizë tjetër, më serioze gjatë një udhëtimi familjar në Norwich dhe u dërgua me urgjencë në spital.

Pas tre ditësh, ai u diagnostikua me tumor në tru. Për shkak të kufizimeve të COVID-19, gruaja e tij nuk u lejua në spital dhe ai ishte vetëm kur e mori lajmin.

Të hënën, çifti postoi një mesazh në Instagram duke njoftuar adhuruesit se Parker ka filluar trajtimin me kimioterapi dhe radioterapi.

Ne do ta luftojmë këtë. Nuk duam të mërziteni, ne duam vetëm dashuri dhe pozitivitet dhe së bashku do të rrisim vetëdijen për këtë sëmundje të tmerrshme dhe do të kërkojmë të gjitha mundësitë e trajtimit në dispozicion“, kanë thënë ata.

Ndryshe, këngët më të njohura të grupit “The Wanted” janë “Glad You Came”, “Walks like Rihanna”, “I Found You”, e shumë të tjera.