Torino-Inter, formacionet zyrtare

Sot me fillim nga ora 18:30 stadiumi “Olimpico di Torino” do të jetë nikoqir i ndeshjes mes Torinos dhe Interit, e vlefshme kjo për xhiron e 38 të Serie A.

Interi do ta synojë me çdo kusht fitoren sot që ta mbyllë sezonin në kampionatin italian sa më mirë, ndërsa Torino kërkon ta vazhdojë formën e mirë pa humbje në pesë ndeshjet e fundit.

Në xhiron e fundit të zhvilluar të dy skuadrat arkëtuan pikët e plota, ku Torino e mposhti Spezian 4:0, ndërsa Interi shënoi fitore me rezultat të ngushtë 3:2 ndaj Atalantas.

Momentalisht, Torino zë vendin e nëntë në tabelë në kuotën e 53 pikëve, krahas Interit që ka 69 pikë në vendin e tretë.

Sa i përket ndeshjes së sotme, të dy skuadrat do të kenë probleme me mungesa të lojtarëve, ku për Torinon nuk do të paraqitet Radonjic, kurse te Interi mungojnë Carboni, Correa, Dalbert, Dimarco, Mkhitaryan, Zanotti dhe Skriniar.

Tanimë të dy trajnerët kanë vendosur për formacionet zyrtare, dhe ato i gjeni më poshtë.

Torino (3-4-2-1): Milinkovic Savic; Schuurs, Buongiorno, Rodriguez; Vojvoda, Ilic, Ricci, Singo; Vlasic, Miranchuk; Sanabria.

Inter (3-5-2): Handanovic; Darmian, De Vrij, Bastoni; Dumfries, Gagliardini, Brozovic, Calhanoglu, Gosens; Lukaku, Martinez.

Back to top button