Tottenham blindon Son me një kontratë të re!
8 Janar 2021
Pavarësisht situatës së krijuar nga pandemia e Covid-19 dhe ndërprerjes për momentin të rinovimeve me futbollistët, drejtuesit e klubit të Tottenham kanë besim se ylli i skuadrës Heung-Min Son do të rinovojë pa probleme kontratën e tij me Spursat.
Futbollisti i kombëtares së Koresë së Jugut, të cilit i skadon kontrat me klubin londienz në verën e 2023 do ta zgjasë më tej kontratën e tij duke përfituar 25% rritje të pagës, që aktualisht kap shifrën e 150 mijë paund.