E duan mbrojtësin e Manchesternit

E duan mbrojtësin e Manchesternit

Tottenham është shprehur i gatshëm të futet në “betejë” me rivalin Arsenal për të marrë shërbimet e mbrojtësit të Manchester United Chris Smalling, shkruan The Sun.

Ardhja e Victor Lindelof nënkupton se Smalling pritet të shitet nga United dhe ai dëshirohet nga shefi i Tottenham Mauricio Pochettino, i cili është i gatshëm të largojë Kevin Wimmer për të cilin ka shprehur interesimin Southampton.