Java e 31 e Premier Ligës angleze sjellë edhe derbin ndërmjet Tottenhamit dhe Manchester United.

Këto dy skuadra janë duke luftuar për objektiva të ndryshme.

Derisa “Djajtë e Kuq” po luftojnë për vendin e dytë në tabelë, skuadra e Jose Mourinhos po kërkon një vend që dërgon në garat evropiane, më saktësisht në Europa League, përcjellë KosovaPress.

Ndeshja starton nga ora 17:30 dhe këto janë formacionet zyrtare:

Tottenham: Lloris, Aurrier, Rodon, Dier, Reguilon, Nojbjerg, Ndombele, Lo Celso, Lucas, Son, Kane.

Manchester United: Henderson, Lindelof, Maguire, Pogba, Cavani, Rashford, Fred, Fernandes, Shaw, Bissaka, McTominay.