Tottenhami mposhti Cityn

Tottenhami mposhti Cityn

Futbollistët e Tottenhamit shënuan fitore kundër Manchester City me rezultat 2:0, në kuadër të javës së 25-të të Premier Ligës angleze.

Për fitoren e dhjetë të ekipit londinez sonte u përkujdesën Bergwijn në minutën e 63-të dhe Song Heun-Min në minutën e 71-të.

Pas tri pikëve të reja si vendës, Tottenham renditet në pozitën e pestë në tabelë me 37 pikë, duke rikthyer kështu gjasat për të siguruar njërën nga pozitat që çojnë në ligat evropiane.

Të përzgjedhurit e Pep Guardiolës pas humbjes së gjashtë në kampionat, tashmë kanë mbetur edhe më larg liderit Liverpool, përkatësisht 22 pikë më pak në vendin e dytë.

Liverpool dje shkatërroi Southampton 4:0 dhe prin në tabelë me 73 pikë, duke iu afruar gjithnjë e më shumë titullit të kampionit, shumë kohë para përfundimit të kampionatit.