Tottenhami dhe Real Madridi në garë për Kounden

Skuadra londineze dhe gjiganti spanjoll në kërkim të përforcimeve në repartin e mbrojtjes.
Tottenham Hotspur si duket do ta rivalizojë Real Madridin në garën për të siguruar shërbimet e mbrojtësit të Sevillas Jules Kounde.
“Galaktikët” po synojnë që të përforcojnë repartin e mbrojtjes pas largimit të veteranit Sergio Ramos, dhe po ashtu janë në pritje të largimit të Raphael Varane.
Sidoqoftë, Reali ka frikë që Tottenhami do ta largojë nga gara për shërbimet e Koundes, pasi që ky i fundit ka një klauzolë lirimi prej 60 milionë eurosh, shumë kjo momentalisht e paarritshme për krerët e gjigantit spanjoll.

Back to top button