Skuadra e Tottenhamit e udhëhequr nga trajneri portugez, Jose Mourinho doli triumfuese nga derbi londinez kundër Arsenalit në ndeshjen e zhvilluar të dielën.

Rezultati final i këtij takimi ishte 2-0 në të mirë të vendasve duke e çuar kështu Arsenalin e Mikel Artetas drejt fundit të rënditjes tabelare.

Tottenhami kaloi në epërsi në minutën e 13’ me super-golin e Son Heung-Min dhe më pas e dyfishoi rezultatin në sekondat e fundit të pjesës së parë më anë të sulmuesit Harry Kane i cili realizoi pas një kundërsulmi vrastar ku asistues ish koreani Son Heung-Min.

Kjo fitore e konfirmon Tottenhamin si lider të tabelës edhe pas xhiros së 11-të, ndërsa Arsenali vazhdon rënien e lirë dhe tashmë rënditet në vendin e 15-të me vetëm 13 pikë pas 11 ndeshjeve të luajtura.