22-vjeçari ka nënshkruar kontratën e re

22-vjeçari ka nënshkruar kontratën e re

Tottenhami ka ndërhyrë menjëherë në merkato, pasi humbi shërbimet e Christian Eriksenit, i cili u ble nga Interi.

Klubi londinez ka nënshkruar me sulmuesin e krahut, Steven Bergwijn, i cili vjen PSV Eindhoven, për 27 milionë stërlina.

22-vjeçari ka hedhur firmën në kontratën e re me Tottenhamin, me kohëzgjatje deri në vitin 2025.

Skuadra e drejtuar nga Jose Mourinho është gjashtë pikë larg vendit të katërt në Premier League. Objektivi i portugezit është kualifikimin në Champions League.

Bergwijn, i cili numëron nëntë ndeshje me Holandën, mund të debutojë në sfidën e “zjarrit”, këtë fundjavë, përballë Manchester City-t. Holandezi do të mbajë veshur fanellën me numër 23.

“Kjo sigurisht që është një ëndërr e bërë realitet. E ndiej që ishte momenti i duhur për ta ndërmarrë këtë hap. Gjithmonë kam kërkuar të punoj me një trajner të madh Mourinho dhe tani do të luaj për të. Kam ardhur këtu për të fituar trofe”,- ishin fjalë parë të Steven Bergwijn si lojtar i Tottenhamit.