Totti pas 28 viteve karrierë në klubin e Romës është tërhequr nga klubi, mirëpo duket se nuk është tërhequr nga futbolli

Totti pas 28 viteve karrierë në klubin e Romës është tërhequr nga klubi, mirëpo duket se nuk është tërhequr nga futbolli

Njëri nga futbollistët më të mirë të botës në dy dekadat e fundit Francesco Totti do të mund të luajë në moshën 40-vjeçare në Japoni, në ekipin e ligës së dytë Tokyo Verdy, por për një pagë prej tre milionë euro në vit, transmetojnë mediat italiane.

“E dimë se do të jetë vështirë, por po shikojmë opsione të ndryshme dhe vlerësimet e sponsorëve tanë, se si të gjejmë paratë për Totti. Futbollisti dëshiron të vijë te ne”, ka bërë të ditur skuadra japoneze e futbollit./21Media