Legjenda e klubit romak, Francesco Totti sipas “Il Corriere dello Sport”, është drejt rikthimit tek ish-klubi i tij, Roma si zëvendës-president ose si drejtor teknik.

Gazeta në fjalë raporton se Totti ka pasur kontakte të vazhdueshme me CEO Guido Fienga dhe se një rikthim te Roma tanimë shihet si i pashmangshëm.

Pas incidentit të fundit me lojtarin Amadou Diawara raportohet se “Friedkin Group” dëshiron ta përshpejtojë punën me rastin e Tottit në lidhje me revolucionin e klubit.

Po ashtu, raportohet që legjenda e klubit romak nuk është takuar ende me drejtorin e klubi, Fienga.