Ka qenë viti 2017 dhe shumë pak mund të kishin imagjinuar se në aksin Roma-Liverpool do të shkruhej historia.

Mohamed Salah kaloi nga verdhekuqtë te “Të Kuqtë” dhe me ekipin e Klopp ka ndryshuar çdo ekuilibër, duke u bërë një nga liderët e formacionit anglez.

Në dy vite ka arritur dy finale të Champions league, duke fituar njërën. Në këtë sezon, ndër të tjera, po udhëhiqte Liverpool-in drejt titullit të parë në Premier Leaguye në 30 vite para se të vinte ndalesa për shkak të Coronavirus-it.

Tifozët e Roma-s nuk kanë qenë kurrë dakord me transferimin e Salah. Francesco Totti, ish-kapiteni i verdhekuqve, ka hedhur dritë në lidhje me këtë çështje në një lidhje direkte në Instagram:

“Dua të sqaroj gjërat: Salah nuk na ka braktisur. Në atë moment klubi ishte në krizë. Nuk ka qenë ai që ka dashur të largohet. Është e drejtë të thuhet si kanë shkuar gjërat”, ka thënë Totti.