Kapiteni legjendar i Romës, ka treguar se me kë ka dashur të luante në një ekip

Kapiteni legjendar i Romës, ka treguar se me kë ka dashur të luante në një ekip

Francesco Totti në kohën kur luante futboll është munduar të transferonte dy futbollistë të mëdhenj në Romë.

Fillimisht ish-numri 10 i verdh-e-kuqve e kishte dashur brazilianin Ronaldo, e më pas edhe Zlatan Ibrahimoviqin.

Por, këto dy dëshira të tij nuk ishin plotësuar asnjëherë, pasi Roma nuk kishte mundësi që t’i transferonte këta dy yje në ekip.

“E kam thënë gjithmonë se duhet të kesh kampionë në skuadër për të fituar. Unë shpresoja se Ronaldo, Ibrahimoviqi dhe të gjithë lojtarët më të mirë të botës do të vinin këtu”, ka deklaruar Totti.

“Jo vetëm lojtarët më të mirë në botë për fazën e sulmit, por edhe mbrojtësit dhe mesfushorët më të mirë, por, për fat të keq, ne kishim një limit, nuk kishim mundësi financiare të shpenzojmë para për këta kampionë”, ka theksuar ai.