Dy shqiptarët tentuan të futen në Britaninë e Madhe me një minibus të adaptuar posaçërisht për këtë qëllim.

Drejtuesi i mjetit ishte një trafikant rumun klandestinësh, Razvan-Iulian Petraru, 34 vjeç.

Oficerët e Forcave Kufitare e ndaluan në Portin e Dover. Mjeti  kishte mbërritur në një traget nga Dunkirk mbrëmjen e 5 majit.

Siç shihet edhe nga fotot e publikuara nga Daily Mail ai kishte krijuar një vend të posaçëm në pjesën e pasme të ngarkuar me goma.

Klandestinët u zbuluan nga skanimi me rreze x. Hapësira ishte vetëm 25 cm e gjerë. Rumuni u arrestua me akuzën e emigracionit të paligjshëm edhe pse ai nuk e ka pranuar atë para gjykatës e cila e dënoi me 27 muaj burg.

Dy shqiptarët e gjetur në minibus po trajtohen nga autoritetet./oranews