Një person është arrestuar nga Policia e Kosovës pasi që i njejti dyshohet se ka rekrutuar për punë të detyrueshme tre të mitur.

Rasti ka ndodhur mbrëmë rreth orës 21:10 në Drenas.

Policia e Kosovës ka njoftuar se viktimat janë trajtuar sipas procedurave, ndërsa i dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.

Sot shënohet dita evropiane kundër trafikimit të qenieve njerëzore.

Trafikimi i personave nënkupton “rekrutimin, transportimin, transferimin, fshehjen ose pritjen e personave nëpërmjet kërcënimit, përdorimit të forcës e formave të tjera të shtrëngimit, mashtrimit, marrjes me forcë, dredhisë ose abuzimit të pushtetit ose të pozitës vulnerabël ose dhënien apo marrjen e pagesave ose përfitimeve për të arritur pëlqimin e një personi që kontrollon një person tjetër, për qëllime shfrytëzimi.

Në të gjithë botën, 23% e viktimave të trafikimit të qenieve njerëzore janë vajza dhe adoleshentë./21Media