Trafiku Urban paralajmëron vonesa

Trafiku Urban ka njoftuar qytetarët se sonte priten vonesa dhe devijime të përkohshme në qarkullimin e linjave të autobusëve në kryeqytet.

Sipas njoftimit, këto ndryshime vijnë si pasojë e bllokimit të disa rrugëve për shkak të ndeshjes Kosovë-Turqi.

“Njoftojmë qytetarët se, për shkak të bllokimit të disa rrugëve, gjatë mbrëmjes së sotme mund të ketë vonesa dhe devijime të përkohshme në qarkullimin e linjave të autobusëve, në përputhje me rregullimin e trafikut nga organet e rendit”, thuhet në njoftim.

Back to top button