Tragjedia në Cetinje, Osmani: Qëndrojmë me popullin e Malit të Zi në këto momente pikëllimi

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, ka shprehur ngushëllime për familjet e 11 viktimave që mbetën të vrarë gjatë ditës së djeshme në Cetinje të Malit të Zi.
Osmani përmes një statusi në Twitter ka shkruar se Kosova qëndron me popullin e Malit të Zi në këto momente pikëllimi.
“E pikëlluar nga lajmi për të shtënat masive në Cetinje të Malit të Zi. Ju dërgoj ngushëllimet më të sinqerta për Presidentin Gjukanoviq, për familjet që humbën të dashurit e tyre dhe i uroj shërim të shpejtë të lënduarve. Ne qëndrojmë me popullin e Malit të Zi në këtë moment pikëllimi”, ka shkruar Osmani në Twitter.


Qeveria e Malit të Zi shpalli tri ditë zie në gjithë territorin e vendit, pas tragjedisë në Cetinje. Nga të shtënat që ndodhën të premten në lagjen Medovina të Cetinjes mbetën të vrarë 11 persona, mes tyre edhe sulmuesi. Në mesin e vrarëve janë edhe dy fëmijë. Ndërsa gjashtë persona janë duke u trajtuar në spital, tre prej të cilëve janë në rrezik për jetë./21Media

Back to top button