Traileri i “F9” shpie këtë film në një hapësirë thuajse kozmike.

Ky film i cili është kapituli i nëntë me radhë i filmit “Fast & Furious”, ka mbijetuar dy dekada radhazi dhe ka fituar më shumë se $5 miliard dollarë në mbarë botën.

Peronazhi i Vin Diesel (Dom Toretto) bën jetë të qetë, larg lakmive të botës, me Lettin dhe birin Brajenin, por ata gjithmonë e dinë se mund të hasin edhe në rreziqe.

Kësaj radhe, Dom detyrohet të konfrontohet me mëkatet nga e kaluara, e këtë për shkak se duhet ti shpëtojë ata që i do më së shumti në botë.

Ekipi i tij bashkohet që të ndalojë një komplot për shkatërrimin e botës, të udhëhequr nga një vrasës shumë i rrezikshëm.

Ky person del të jetë vëllai i braktisur i Dom, Jakob, rolin e të cilit e luan John Cena.

Regjinë e F9 e ka bërë Justin Lin.

Ky film aksion zhvillohet në disa vende rreth botës, nga Londra në Tokio, nga Amerika Qëndrore në Edinburg, dhe nga një bunker sekret në Azerbejxhan në rrugët e Tbilisit.

Gjatë skenave shihen shokë duke u shpëtuar, armiq duke u rikthyer, ndërkaq domethënia e familjes së vërtetë është në qendër të vëmendjes si kurrë më parë.

Në film me role paraqiten edhe: Michelle Rodriguez, Tyrese Gibson, Chris “Ludacris” Bridges, Jordana Brewster, Nathalie Emmanuel dhe Sung Kang, Helen Mirren e Charlize Theron.

Veç tyre, me rol paraqitet edhe fituesja e çmimit Gremi Cardi B, me rolin e një gruaje me të cilën Dom ka pasur dikur lidhje.

Filmi “F9” ishte caktuar të lansohej në botë në vitin 2019, por u shty disa herë, fillimsht për shkak të filmave si Hobbs & Shaw e  No Time to Die , e më pas për shkak të pademisë së COVID-19.

Tani, premierë botërore do të shfaqet në Korenë Jugore me 19 maj 2021, ndërkaq në SHBA me 25 qershor të po këtij viti./21Media