Traileri i filmit të ri biografik “I Wanna Dance with Somebody”

Filmi i ri mjuzikël- biografi, “I Wanna Dance With Somebody”, përqendrohet në jetën dhe karrierën e sensacionit amerikan, Whitney Houston.
Regjinë e tij e ka bërë Kasi Lemmons, e skenarin Anthony McCarten, i cili ka bërë edhe skenarin e filmit biografik “Bohemian Rhapsody”.
McCarten ka bërë edhe regjinë e filmit “Darkest Hour”.
Të dy këta filma kanë fituar Oskarë në kategorinë për aktorin më të mirë, për të cilin çmim janë vlerësuar Rami Malek e Gary Oldmen.
Në filmin “I Wanna Dance With Somebody”, rolin e Houston e luan aktorja Naomi Ackie.
Filmi paraqet fillimisht zbulimin e Houston si talente në muzikë, e deri tek arritja e sukseseve të saj. Në të po ashtu, personazhi i Houston shihet duke mbrojtur vetën si artiste me ngjyrë, si dhe duke u grindur me të atin e saj për karrierën e saj.
Filmi “I Wanna Dance With Somebody” do të lansohet në kinema me 23 dhjetor 2022./21Media

Back to top button