“The Tomorrow War” është titulli i filmit fantastiko-shkencor i cili do të debutohet këtë verë, trailer i të cilit u lansua për fansat e këtij zhanri.

Lansimin e tij e bëri kompania Amazon.

Në këtë film, aktori Chris Pratt luan rolin e Dan Forester. Ai është arsimtar në një shkollë të mesme por trajnohet nga një grup udhtarësh në kohë që të luftojë në një luftë në të ardhmen.

Alienët kërcënojnë token, andaj shpresa e vetme për të mbijetuar është që ushtarët dhe civilët nga e tashmja të udhëtojnë në kohë deri në vitin 251 për ta ndihmuar planetin.

Dan bëhet ekip me babain e tij të larguar më parë, rolin e të cilit e luan J.K. Simmons. Në këtë ekip është edhe shkencëtarja brilante Yvonne Strahovski, e cila rishkruan fatin e njerëzimit.

Regjinë e filmit “The Tomorrow War” e ka bërë Chris McKay, ndërkaq skenarin Zak Din.

Në të me role paraqiten edhe: Edwin Hodge, Sam Richardson, Betty Gilpin, Mary Lynn Rajskub, Jasmine Mathews dhe Ryan Kiera Armstrong.

Aktori Chris Pratt u bë yll botëror i  filmave aksion dhe fantastiko-shkencor pasi që u paraqit në “Guardians of the Galaxy”.

Filmi “The Tomorrow War” do të lansohet 2 korrik 2021.

Në anën tjetër, “The Tomorrow War” shënon herën e parë për McKay-n që bëri regjinë e një filmi fantastiko-shkencor.

Ai u debutua si regjisor me filmin “The Lego Batman Movie” në vitin 2017, dhe do të bëjë edhe regjinë e këtij filmi vazhdimësi, që do të lansohet vitin e ardhshëm./21Media