Trajkoviq: A po pret Serbia të nisë lufta në Kosovë për të reaguar?

(Lajm i përditësuar)
Trajkoviq: A po pret Serbia të nisë lufta në Kosovë për të reaguar?
Politikanja serbe e Kosovës, Rada Trajkoviq, ka kërkuar reagim nga Serbia për ngjarjet e sotme në veri pas vrasjes së policit dhe plagosjes së një tjetri.
“A po pret Shteti i Serbisë dhe e tërë elita politike serbe (përfshirë edhe opozitën) që në Kosovë të nisë lufta për të reaguar? Deklarimi i presidentit vetëm në orën 20:00. Në çka po ju ngjason kjo? Kush punon në deeskalim dhe kërkon ndalje të të shtënave? Jozyrtarisht, disa sulmues janë vrarë”, shkroi Trajkoviq në X, ish-platforma Twitter.

Rashiq: Situata është dramatike, nuk ka shenja se do të qetësohet
Ministri për Komunitete dhe Kthim në Qeverinë e Kosovës, Nenad Rashiq, ka thënë se dy sulmues janë vrarë në afërsi të fshatit Banjskë të Zveçanit, ndërsa një është plagosur.
Për mediumin serb “Nova.rs” Rashiq gjithashtu ka treguar se është arrestuar edhe një sulmues tjetër.
“Situata është dramatike. Jam dëgjuar më herët me ministrin Xhelal Sveçla. Së fundi ka dalë lajmi se në atë përleshje kanë mbetur të vrarë disa persona. Mëngjesin e sotëm policia u ka dërguar kërkesë për dorëzim, por nuk ka asnjë komunikim apo kontakt mes dy palëve. Policia thërret me megafon sulmuesit, por nga ana tjetër nuk ka përgjigje. Situata rreth manastirit në fshatin Banjskë është ende dramatike, nuk ka shenja se do të qetësohet së shpejti”, ka thënë Rashiq./21Media