"Neymar apo Lautaro Martinez? Për mua janë shumë mirë të dy”

“Neymar apo Lautaro Martinez? Për mua janë shumë mirë të dy”

Quique Setien, trajneri i Barcelonës kërkon të ketë me çdo kusht edhe sezonin e ardhshëm në skuadrën e tij Lionel Messin.

Numri 1 i stolit blaugrana në një intervistë për Cadena Ser u është përgjigjur pyetjeve lidhur me të ardhmen e yllit argjentinas që është vendosur në dyshim në javët e fundit, si dhe përforcimeve të mundshme në sulm me dy emra me peshë si Neymar dhe Lautaro Martinez.

“A do ta kem Messin në skuadër edhe sezonin e ardhshëm? Shpresoj shumë, do ta bindim të qëndrojmë duke i prezantuar se kemi një projekt fitues”. Fjalë këto të Quique Setien, por për të patur një projekt fitues duhet të afrohen lojtarë të rëndësishëm dhe trajneri i Barcelonës nuk e fsheh diçka të tillë. “Neymar apo Lautaro Martinez? Për mua janë shumë mirë të dy”, u shpreh ai.