Trajneri i Monakos, Niko Kovaç është i infektuar me koronavirus.

Sipas “L’Ekip”, krahas Kovaçit, me virusin e ri u infektua edhe portieri, Benxhamin Lekomt.

Siç njofton gazeta, Kovaçi nuk ka simptome, por do të duhet të qëndrojë në izolim 14 ditë.

Krahas këtyre dyve, korona më herët ka hyrë edhe në Marsejë dhe PSZH.

Mes të infektuarve janë edhe Nejmar, Anhel di Maria dhe Mauro Ikardi.

Edhe krahas këtyre rasteve, Liga e parë franceze vazhdon me ndeshjet./TV21