Trajneri i Romës, Paulo Fonseca, e ka analizuar humbjen e thellë nga Manchester United në ndeshjen e parë gjysmëfinale të Ligës së Evropës me rezultat 6-2 të zhvilluar në “Old Trafford”.

Ai ka thënë se rezultati erdhi si pasojë e ndryshimeve të detyrueshme që u desh të bëhen për shkak të lëndimit të tre lojtarëve dhe se është i pari që do të marr përgjegjësinë për këtë.

“Unë jam i pari që marr përgjegjësinë për këtë si çdo herë dhe si në çdo moment. Nuk dua të kërkojë falje dhe nuk dua të largohem nga përgjegjësia ime”, ka thënë fillimisht Fonseca.

Trajneri u pyet edhe për të ardhmen e tij pas kësaj ndeshje dhe para gazetarëve ka thënë: “Të shohim, në këtë moment është e vështirë por do të flasim rreth kësaj çështje në kohën e duhur. Ne tani duhet t’i rikuperojmë disa lojtarë të rëndësishëm. Kjo është ajo që po më brengos për momentin”.