Trajneri i Schalkes, Christian Gross ka konfirmuar spekulimet se kanë shprehur interesim që të rikthejnë sulmuesin Klass-Jan Huntelaar përsëri në klub.

Duke folur në një konferencë për media sot, Gross e konfirmoi se dëshiron ta kthejë Huntelaarin në skuadër.

“Ende nuk kemi arritur marrëveshje, por ka interesim nga të dy palët. Nëse një lojtar si ai, me personalitet dhe kualitet të madh vjen tek ne, normalisht do të ishte lajm fantastik. Ai ende është duke treguar kualitetet e tij”, tha Gross.

37 vjeçari, i cili aktualisht është sulmues i Ajax, ka thënë se do të pensionohet nga futbolli në fund të këtij edicioni, por mund të ketë një aventurë të fundit me skuadrën e Schalkes, që t’iu ndihmojë atyre rënien nga Bundesliga.