Lidhjet e Max Allegrit me Bayern Munich po rriten në mënyrë të konsiderueshme pasi Hansi Flick njoftoi se kërkoi të zgjidhte kontratën në fund të sezonit me Bayernin.

Flick fitoi gjithçka me gjigantët e Bundesligës, përfshirë Ligën e Kampionëve dhe Kupën Botërore të Klubeve vitin e kaluar.

Prej kohësh ishte raportuar se Flick ishte i etur të largohej, në mënyrë që të mund të merrte drejtimin e ekipit kombëtar gjerman.

“Unë i thashë ekipit sot se e informova klubin gjatë javës pas ndeshjes në Paris se do të doja të zgjidhja kontratën time në fund të sezonit,” tha Flick për “Sky Sports Germany”.

Gazeta gjermane “Bild” tashmë kishte përmendur Allegrin të ishte zëvendësuesi i tij, megjithëse ka kandidatë të tjerë, përfshirë Julian Nagelsmannin e RB Leipzig.

Sidoqoftë, Allegri është një agjent i lirë pasi u shkarkua nga Juventusi dy vjet më parë dhe do të ishte shumë më e lehtë për tu angazhuar.