Santosi jep mbështetje të plotë Cristiano Ronaldos

Santosi jep mbështetje të plotë Cristiano Ronaldos

Selektori i Portugalisë, Fernando Santos ka konfirmuar sot mbështetjen absolute për Cristiano Ronaldon, i cili ndodhet i grumbulluar për Kupën e Konfederatave.

“Unë kam qenë trajneri i fundit i klubit te tij në Portugali, kur ai ishte 18 vjeç te Sporting dhe i jap mbështetjen absolute për karakterin e tij si sportist dhe si njeri”, theksoi Santos në konferencën për media para ndeshjes Portugali – Meksike, që zhvillohet nesër në Kazan të Rusisë.

Cristiano Ronaldo është në qendër të një hetimi, pasi Gjykata e Madridit e akuzon atë për evazion fiskal dhe shtypi spanjoll ka shkruar për mundësinë e largimit të tij këtë verë nga Real Madridi./21Media