Traktoristi me armë shtyhet kush ka përparësi kalimi në rrugë

Një 43-vjeçar është arrestuar në Vushtrri, pasi që i njëjti me armë tentoi të vendos rregull në trafik!
Policia ka njoftuar se dje pasdite një person i cili derisa kishte qenë duke drejtuar një traktor kishte pasur një fjalosje me një pjesëmarrës në trafik rreth përparësisë së kalimit dhe më pas kishte nxjerrë armën të cilën e kishte mbushur në vend publik.
Pas kësaj fjalosje, i dyshuari kishte vazhduar rrugën, mirëpo policia ka arritur ta identifikoi dhe ndaloi të dyshuarin dhe gjatë kontrollit policët kishin arritur të gjenin armën të cilën e kishte fshehur nën ulësen e drejtuesit të mjetit.
“I dyshuari A.A., 43 vjeçar, është arrestuar ndërsa arma (pistoletë) me një karikator dhe dy fishekë janë konfiskuar në cilësi të provave materiale. Pas procedurës intervistuese, ndaj tij është iniciuar rasti për dyshimin e kryerjes së veprave penale: ,,Mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim i pa-autorizuar i armëve” dhe ,,Përdorim i armës ose mjetit të rrezikshëm””, ka njoftuar Policia.
Pas konsultimit me prokurorin, i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt./21Media

Back to top button