Rep-artistja e njohur kosovare, Loredana Zefi e cila jeton dhe vepron në Zvicër së fundi ka bërë një ndryshim në pamje.

Artistën 24 vjeçare prej vitesh jemi mësuar ta shohim bionde e me flokë të gjata, por së fundi ajo ka bërë një transformim, shkruan rtv21.tv.

Këngëtarja e njohur e cila ka mbi 2.8 milionë ndjekës në Instagram, ka ndarë me fansat e saj disa imazhe dhe video nga përditshmëria.

Loredana Zefi më 10 korrik ka publikuar projektin muzikor me titull “Geh dein weg”, në bashkëpunim me me KC Rebell dhe Summer Cem. Ky projekt deri më tani ka grumbulluar mbi 5 milionë klikime në kanalin zyrtar Youtube./21Media