Specialistët e Seksionit Kundër Narkotikëve dhe Trafiqeve të Paligjshme në DVP Shkodër, kanë arrestuar 4 persona nën akuzën e trafikimit të lëndëve narkotike.

Në një mjet të drejtuar nga J.Sh, me pasagjerë B.S, dhe K.S, është gjetur 1 kg drogë e futur në një kovë me djathë.

Të arrestuarit akuzohen për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” kryer në bashkëpunim” dhe “Pastrim i produktit të veprës penale”- thuhet në njoftimin e policisë.

Po ashtu gjatë operacionit janë zhvilluar kontrolle në zona të ndryshme të qytetit të Shkodrës, ku është kapur në sheshin ‘’Demokracia’’ shtetasi G. S që tentoi të largohet nga vendi i ngjarjes. Atij iu gjet një sasi kanabisi në formë çokollate.