Policia e Kosovës dje ka arrestuar një person në fshatin Gurrakoc në Pejë, pasi me veturën e tij i është gjetur njё sasi e mishit i cili transportohej në kushte johigjienike.

I dyshuari se bashku me automjetin ёshtё shoqëruar nё Stacionin Policor Istog pёr  intervistim,  janё njoftuar inspektorёt sanitar dhe prokurori i shtetit.

Nga inspektorët sanitar ёshtё bёrё inspektimi i mishit dhe sipas inspektorёve sasia e mishit ishte rreth njё qind e pesёdhejtё (150) kg, pasi qё nga i dyshuari nuk ёshtё prezantuar ndonjё dokument përcjellës, sasia e mishit nën përcjellje tё Policisё sё Kosovёs dhe inspektorёve sanitar, ёshtё bёrё asgjësimi i mishit nё deponinё e mbeturinave“, njofton Policia.