Transportonte emigratë të jashtëligjshëm, arrestohet 19 vjeçari në Tiranë, një tjetër në kërkim
8 Tetor 2020
Një 19 vjeçar ka rënë në prangat e policisë në Tiranë pasi transportonte klandestinë.
Sipas informacioneve të para, i riu me iniciale M.M ishte banues në Kukës dhe transportonte emigrantë të jashtëligjshëm drejt vendeve të BE.
Arrestimi i tij është bërë i mundur në zonën e Laprakës në kryeqytet.
Ndërsa është shpallur në kërkim edhe një person tjetër me iniciale E.S., i cili dyshohet se ishte bashkëpunëtor i 19 vjeçarit./oranews