Së fundmi tre futbollistë të Flamengos, skuadrës që fitoi titullin kampion sezonin e kaluar por edhe Copa Libertadores, kanë rezultuar pozitivë me COVID-19.

Lajmin e ka bërë të ditur vetë klubi nga Rio De Janeiro, por që nuk ka publikuar emrat e futbollistëve. Klubi brazilian u ka bërë tamponin plot 293 personave, përfshirë të gjithë futbollistët, stafin teknik por edhe familjarët e tyre dhe njerëzit që punojnë në shtëpitë e tyre.

Në 293 testet e kryera, 38 kanë rezultuar pozitivë, por klubi i Flamengos nuk ka identifikuar asnjë prej tyre. Ndërkohë një punojës ka vdekur javën e kaluar nga koronavirusi.

Kujtojmë se muajin mars, trajneri Jorge Jesus doli pozitiv me koronavirus, por fatmirësisht është shëruar.