3 maskat e mëposhtme kanë si bazë kosin e janë të përshtatshme për 3 tipe lëkure. Në sajë të acideve yndyrore, përbërësve antibakterialë, proteinave dhe vlerave ushqyese, këto maska do të ndihmojë lëkurën tuaj të qëndrojë e butë dhe e pastër.

Në qoftë se lëkura juaj është e thatë…

Kos, avokado dhe vaj ulliri

Përzieni gjysmë gote kos me gjysmë avokado të bërë pure. Pasi të jetë formuar një masë homogjone shtoni 1 lugë vaj ulliri. Aplikojeni në lëkurë dhe relaksohuni për 15 minuta. Më pas shpëlajeni me ujë të ftohtë

Në qoftë se lëkura juaj është me puçrra apo me akne

Kos, banane dhe 1 lugë shafran Indie

Kaliumi i bananes ngadalson rritjen e baktereve që shkaktojnë puçrra. Përzieni përbërësit gjysmë gote kos, gjysmë banane dhe 1 lugë shfran indie dhe aplikojeni në lëkurë për të paktën 10 minuta. Më pas shpëlajeni lëkurën me ujë të vakët.

Në qoftë se lëkura juaj është e zbehtë, pa jetë

Kos, limon, mjaltë dhe kanellë

Kjo përzierje do të largojë qelizat e vdekura dhe do të rrisë qarkullimin e gjakut duke i rikthyer ndriçimin e munguar fytyrës. Kombinoni 1 lugë gjelle lëng limoni, 1 lugë mjaltë me gjysmë gote kos. Shtoni pak kanellë dhe përziejeni deri sa të formohet një maskë. Aplikojeni në fytyrë dhe shpëlajeni pas 15 minutash.