Tre futbollistë të skuadrës italiane, Atalanta kanë dalë pozitivë në testet për koronavirus, njoftoi sot klubi nga Bergamo.

Emrat nuk janë njoftuar dhe skuadra informoi se lojtarët e infektuar nuk kanë simptoma të infeksionit, dhe se ata janë në izolim. Të tjerët vazhduan trajnimet.

Bergamo ishte qyteti më i prekur në Itali në mes të pandemisë koronavirus dhe pas ndeshjes mes Atalanta-s dhe Valencia-s në Milano, në finalen e së tetës së Ligës së Kampionëve, një nga vatrat më të mëdha shpërtheu.

Sezoni i ri i futbollit në Itali do të fillojë më 19 shtator.