Pas testimeve të bëra në Inter, tre lojtarë të këtij klubi kanë rezultuar pozitiv me COVID-19.

Lajmin e ka bërë të ditu vetë klubi italian në faqen e tyre zyrtare.

FC Internazionale Milano njofton se Roberto Gagliardini dhe Radja Nainggolan rezultuan pozitiv për COVID-19 pas kontrolleve të kryera në Appiano Gentile ditët e fundit. “Ionut Radu gjithashtu doli pozitiv këtë mëngjes, pas testeve të kryera dje. Kontrollet e mëtejshme janë planifikuar për nesër”, thuhet në njoftimin e klubit.

Kujtojmë se edhe lojtarët e Interit, Alessandro Bastoni dhe Milan Skriniar janë  të infektuar me COVID-19./21Media