Lojtarët e Milanos, Ante Rebic dhe Rade Krunic janë shëruar nga Covid-19 dhe mund të kthehen në dispozicion të trajnerit të Milanit për ndeshjen e së shtunës kundër Atalantës.

Veç tyre, edhe Theo Hernandez doli negativ. Pas këtyre rezultateve  edhe Hernandez do të marrë pjesë në ndeshjen kundër skuadrës nga Bergamo.