Christian Eriksen ka dështuar deri më tani për t’u përshtatur me klubin e tij të ri, Interin dhe sipas “TuttoSport” e ardhmja e tij do të varet nga paraqitjet e tij në tre muajt e ardhshëm.

Reprezentuesi nga Danimarka, i cili erdhi nga Tottenhami në muajin janar, nuk është paraqitur rregullisht në skuadrën e Antonio Contes dhe mediat spekuluan se ekziston mundësia që të largohet pas vetëm gjashtë muajve.

28 vjeçari megjithatë mbeti në “Giuseppe Meazza” pasi afati kalimtar veror tashmë është mbyllur. Gjithsesi, e ardhmja e Eriksen do të varet shumë nga paraqitjet e tij në tre muajt që po vijnë.