​10 pacientë me Covid-19 të shtrirë në Infektivë në gjendje të rëndë shëndetësore

​10 pacientë me Covid-19 të shtrirë në Infektivë në gjendje të rëndë shëndetësore

Zëdhënësi i Ministrisë së Shëndetësisë, Faik Hoti, ka njoftuar se në Klinikën Infektive të QKUK-së, sot janë të shtrirë për mjekim 54 pacientë me Covid-19.

Nga 54 raste të infektuar me koronavirus, 41 raste janë në gjendje stabile,  10 raste janë në gjendje të rëndë në trajtim me oksigjenoterapi dhe përkujdesje intensive, ndërsa në mjekimin intensiv vazhdojnë të jenë në gjendje kritike 3 pacientë, prej të cilëve njeri është në oksigjenoterapi dhe përkujdesje intensive si dhe dy pacientë janë në ventilim mekanik.

Hoti ka njoftuar se në pritje të rezultateve janë 7 raste, ndërsa 8 raste janë testuar dhe kanë rezultuar negativ për Covid 19.

Sa i përket stafit të Klinikës Infektive, Hoti ka thënë se nuk ka raste të reja të infeksionit brenda-spitalor./21Media