Në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë po trajtohen 41 pacientë të konfirmuar me Covid-19 dhe 23 të tjerë në pritje të rezultateve.

Nga pacientët e shtrirë, 16 janë në oksigjenoterapi, 3 pacientë janë në gjendje më të rëndë, ndërsa pacientët e tjerë janë në gjendje më stabile.

“Nga personeli i Spitalit 4 Mjekë, 5 Infermierë dhe 1 Bioinxhinjer janë të infektuar me Covid-19, ndërsa 6 anëtar të tjerë të Personelit tonë janë në pritje të rezultatit”, thuhet në njoftimin e Spitalit të Pejës./21Media