Gjendja e pacientëve të shtrirë në Klinikën Infektive

Gjendja e pacientëve të shtrirë në Klinikën Infektive

Qendra Klinike Universitare e Kosovës ka bërë të ditur se në Klinikën Infektive po trajtohen 53 raste pozitiv me Covid-19, kurse janë shëruar 3 pacientë. Sipas QKUK-së, 39 persona janë në gjendje stabile, 12 prej tyre janë në trajtim me oksigjenoterapi dhe përkujdesje intensive. Po ashtu, QKUK-ja ka bërë të ditur se 3 pacientë janë në gjendje kritike.

“Në mjekimin intensiv të klinikës janë 3 pacientë në gjendje kritike, prej të cilëve njeri është në oksigjenoterapi dhe përkujdesje intensive si dhe dy pacientë janë në ventilim mekanik.”, thuhet në njoftimin e QKUK-së.

Bëhet e ditur se mbrëmë pas mesnatës ka vdekur një 69-vjeçar nga Suhareka me COVID-19./21Media