Tre njerëz që besohet të jenë bllokuar në një ishull të pabanuar në Bahamas për 33 ditë janë shpëtuar.

Një ekuipazh ajror ishte në një patrullë rutinë kur vuri re grupin që tundte furishëm një flamur të improvizuar në Anguilla Cay.

Shtetasit kubanë u thanë zyrtarëve se kishin mbijetuar kryesisht me arra kokosi, transmeton rtv21.tv.

Një nga anëtarët e ekuipazhit të përfshirë në përpjekjet e shpëtimit i tha BBC se ai ishte “i habitur që ata ishin në gjendje të mbijetonin për kaq gjatë”.

Grupi u pa për herë të parë në ishullin e vendosur midis Florida Keys dhe Kubës të hënën.

Ekuipazhi nuk ishte i pajisur për të kryer një shpëtim të menjëhershëm, por ushqimi, uji dhe një radio u lëshuan atyre që të mund të komunikonin.

Grupi prej dy burrave dhe një gruaje u tha zyrtarëve të Rojës Bregdetare se ata notuan në ishull pasi anija e tyre u mbyt.

Justin Dougherty tha se grupi më vonë i tha atij se ata u ushqyen nga arrat e kokosit.

Treshja më në fund u transferua nga ishulli me helikopter të martën dhe u dërguan në një qendër mjekësore në Florida, megjithëse nuk kanë raportuar lëndime të mëdha./21Media