Tre persona kanë mbetur të lënduar sot në një aksident trafiku që ka ndodhur  në rrugën “Fahriu Fazliu” në Prishtinë.

Kjo është konfirmuar për portalin rtv21.tv nga zëdhënësi i policisë Bajram Krasniqi.

Krasniqi gjithashtu tregoi se njësia e trafikut është duke bërë shikimin (matjet) e vend-ngjarjes.

“Sot, më 22.07.2020, në ora 17:41, policia është njoftuar për një aksident trafiku në rrugën ‘Fahri Fazliu” Prishtinë. Në aksident janë përfshirë dy vetura. Si pasojë e aksidentit tre persona kanë pësuar lëndime. Njësia e trafikut është duke bërë shikimin (matjet) e vend-ngjarjes”, tha Krasniqi./21Media