Tre persona sot kanë mbetur të lënduar si pasojë një aksidentit në rrugën B në Prishtinë rreth orës 16:30.

Lajmin për portalin rtv21.tv e ka konfirmuar zëdhënësja e policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

Ahmeti ka treguar se personat e lënduar janë dërguar për trajtim mjekësor, dhe me rastin po merret njësiti i komunikacionit rrugor.

“Rreth ores 16:30 në rrugën ,,B” në Prishtinë, ka ndodhur një aksident trafiku në mes të dy automjeteve në levizje. Si pasoj e aksidentit janë lënduar tre persona dhe janë shkaktuar dëme materiale në automjete. Personat e lënduar janë dërguar për trajtim mjekësor. Me rastin po merret njësiiti i komunikacionit rrugor”, ka thënë Ahmeti. /21Media