17 qytetarë të Vushtrrisë janë të infektuar nga koronavirusi

17 qytetarë të Vushtrrisë janë të infektuar nga koronavirusi

Tre qytetarë nga fshati Studime e Ulët e komunës së Vushtrrisë, të infektuar me Covid 19, janë shëruar plotësisht.

Lajmin e ka bërë të ditur sot kryetari i Vushtrrisë, Xhafer Tahiri.

“Aktualisht në Vushtrri janë 17 qytetarë të infektuar me #coronacirus ndërsa ne lutemi dhe të gjithëve ju urojmë shërim të plotë.”, ka shkruar Tahiri në facebook.

Ai u ka bërë thirrje qytetarëve të rrinë në shtëpi dhe të kujdesen për veten dhe familjen.

“Puna e përbashkët e jona, masat tona bashkë me ato të propozuara nga IKSHPK e të vendosura nga MSH po funksionojnë. Lutemi që të mos ketë raste të reja sepse i tërë qyteti mundet me hy në karantinë me vendim të MSH. Prandaj ju lutemi, #rrinshpi mbaje distancën ruaje vetën, kujdesu për familjen, ruaje qytetin.”, ka shtuar më tutje Xhaferi.

Ndryshe, në Kosovë nga koronavirusi kanë vdekur 7 persona, 283 janë të infektuar, ndërsa, 58 janë shëruar./21Media