Tre persona kanë vdekur në një aksident që ka ndodhur sot në orët e mëngjesit në fshatin Raçë, të komunës së Gjakovës.

Rastin për portalin rtv21.tv e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për rajonin e Gjakovës, Nysret Xhurkaj.

“Ju njoftojmë se sot rreth orës 07:40 policia është njoftuar për një aksident në fshatin Raçë. Patrullat policore kanë dal në vendin e ngjarjes ku kanë vërejtur se brenda veturës e cila kishte dalur jashtë rrugës kanë qenë 3 persona. Në vendin e ngjarjes kanë dal ambulanta, zjarrëfiksat, njësia e trafikut  si dhe prokurori kujdestar. Nga ana e personelit mjeksorë në vendin e ngjarjes është konstatuar se personat që gjindeshin brenda veturës ishin pa shenja jete”, ka njoftuar Xhurkaj./21Media