Sot Policia ka bërë të ditur se ka arrestuar tre persona të cilët dyshohen për vjedhje.

Policia ka njoftuar se gjatë patrullimit ka ndaluar një automjet në lëvizje me regjistrim të Prishtinës, në brendi të të cilit ishin personat V.RR dhe D.R , ku gjatë kontrollit për siguri në automjet janë gjetur disa pajisje elektrike apo mjete pune që dyshohej se ishin të vjedhura.

”Pas aksionit të mëtutjeshëm policia ka gjetur dhe konfiskuar edhe 15 mjete, vegla tjera elektrike të punës  si dhe është arrestuar edhe një person A.GJ  që dyshohet të jetë i involvuar në vjedhjen e tyre”, bëhet e ditur në komunikatë.

Sipas policisë, mjetet e vjedhura janë konfiskuar.

Nga ana tjetër, policia iu bënë apel qytetarëve nëse iu janë vjedhur mjete të ngjajshme dhe nuk e kanë paraqitur rastin në polici të lajmërohen dhe te identifikojnë mjetet e tyre./21Media