Thaçi, merr pjesë në ceremoninë e gradimit të tre pjesëtarëve të komunitetit serb

Thaçi, merr pjesë në ceremoninë e gradimit të tre pjesëtarëve të komunitetit serb

Nesër mbahet ceremonia e gradimit të tre pjesëtarëve të komunitetit serb në FSK.

Kështu është bërë e ditur në një njoftim për media nga zyra për informim e presidentit.

“Në orën 11:00, Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, merr pjesë në ceremoninë e gradimit të tre pjesëtarëve të komunitetit serb në Batalionin e Parë të Forcës së Sigurisë së Kosovës. Vendi: Kazerma e FSK-së në Gjilan”, thuhet në njoftim.