Tre suharekas kapen në flagrancë duke vjedhur naftë

Janë arrestuar tre të dyshuar për veprën penale ”vjedhje e rëndë”.
Me datë 1 prill rreth orës 21:00, Policia në Suharekë ka pranuar një informatë se disa persona të dyshuar janë duke vjedhur naftë te antena e IPKO-s në vendin e quajtur ”Nerezina” në Mushtisht te Suharekës.
Të dyshuarit J.A, R.A dhe L.A u kapen në flagrancë nga Policia.
”Në vendin e ngjarjes kanë dal ekipet përkatëse policore dhe kanë ndërmarr te gjitha veprimet e nevojshme ligjore, ku ne cilësinë e provave materiale ka gjet dhe sekuestruar: gjithsej 30 bidon te mbushur me naftë në sasi rreth 600 litra”, bëhet e ditur në komunikatë.
Personat e dyshuar janë shoqëruar ne stacioni policor, janë intervistuar dhe në konsultim me prokurorin kujdestar, nafta iu është kthyer pronarit, kurse të dyshuarit janë ndalur në Qendrën e Mbajtjes për 48 orë. Rasti është duke u hetuar!/21Media

Back to top button