Në Prizren dhe Suharekë

Në Prizren dhe Suharekë

Në dy raste të ndara, janë arrestuar tre persona për posedim të substancave narkotike, njofton Policia e Kosovës.

Në një rast janë arrestuar një burrë dhe një grua në Prizren, pasi që gjatë kontrollit tek të njëjtit është gjetur dhe konfiskuar një sasi e llojeve të ndryshme të substancave narkotike.

Kurse në rastin tjetër në Suharekë, është arrestuar një i dyshuar, pasi gjatë kontrollit te i njëjti janë gjetur në posedim dhe konfiskuar 3.19 gr. substancë e dyshuar narkotike e llojit marihuanë.